Vendosni fjalën kyçe....

Pas rreth 5 muaj shifra të ulëta, Italia raporton mbi 2 mijë të infektuar në 24 orë


Italia regjistron shifrën rekord të të infektuarve në 24 orët e fundit. Kjo nuk ndodhte që nga fundi i Prillit.

Sipas mediave të huaja, Italia ka regjistruar 2,548 raste të reja me të infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sot është hera e parë që vendi ka tejkaluar 2,000 raste në një ditë të vetme që nga fundi i Prillit.

Ministria italiane e Shëndetësisë tha se kishte pasur 24 vdekje nga Covid-19 të Enjten, më shumë se një ditë më parë, kur u regjistruan 19 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *