Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti pret në takim Aleksandër Sorosin


Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondaconit për Shoqëri të Hapur.

Pjesë e delegacionit ishin zv.presidenti Aleksandër Soros, drejtorja ekzekutive për Euroazinë Daniela Schwarzer, drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Soros në Kosovë Luan Shllaku si dhe drejtorin e fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Palët kanë diskutuar për menaxhimin e pandemisë Covid-19, vaksinimin e popullatës si dhe rritjen ekonomike të vendit, shkruan Gazeta Express.

Gjatë takimit është prezantuar projekti i ri i Fondacionit Soros në Kosovë, një bashkëpunim me kolegjin ‘Riinvest’, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratën, sektorin privat e shoqërinë civile.

Përfaqësuesit e Fondacionit Soros nga ana e tyre shumë optimistë me programet që do i zbatojnë në Kosovë, nëpërmjet të cilave qeveria sipas tyre do ketë potencialin që në dy vitet e ardhshme të jetë qeveria më transparente dhe më e hapur në rajon.