Vendosni fjalën kyçe....

Aksident ne Fushë Krujë, humb jetën këmbësori


Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Fushë Krujë-Tapizë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 17 e 30 ku një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ ka përpasur një këmbësor me iniciale I.M., i cili ka ndërruar jetë.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili e ka braktisur atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi

“Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili  ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.”