Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo mposht Messin për postimin më të pëlqyer në Instagram


Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka kaluar edhe një herë rivalin e brezit të tij Lionel Messi në listën e të gjitha kohërave, duke e mposhtur atë në foton më të pëlqyer në Instagram të një sportisti në historinë e rrjeteve sociale.

Lëvizja mahnitëse e sulmuesit argjentinas te PSG në gusht, e vulosur me një seri fotosh të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë duke mbajtur një fanellë në Parc des Princes, ka grumbulluar një total mahnitës prej më shumë se 22 milionë pëlqimesh deri më tani.

Fotot shfaqnin Messin, gruan Antonella dhe tre fëmijët e tyre në terren, si dhe lojtarin që kaloi dekada si ‘hajmalia’ e Barcelonës duke përfunduar testet mjekësore dhe përshëndetjet e tifozëve.

Messi më parë mbante rekordin për foton më të pëlqyer kur pozoi me trofeun e Kupës së Amerikës që fitoi me Argjentinën në korrik, që ka 21.9 milionë pëlqime deri më sot.

Të enjten, Ronaldo njoftoi se po pret binjakë me partneren afatgjatë Georgina Rodriguez. Fotoja intime, që tregon çiftin duke buzëqeshur në një shtrat ndërsa Ronaldo mbante një eko, është pëlqyer nga më shumë se 28 milionë përdorues të Instagramit në më pak se 24 orë.