Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk duhet me saju drama nga hiçi” – Veliaj mohon vërtetësinë e formularit me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në vend të “Nënë” dhe “Baba”


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar raportimet për formularin që ka qarkulluar në rrjet që prej ditës së djeshme, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termët “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet.

Veliaj theksoi se kontrolli është shumë i rreptë në kopshte dhe hodhi poshtë vërtëtësinë e formularit, ndërsa kërkoi që të ‘mos sajojmë drama nga hiçi”.

 “Në kopshtet publike nuk lejohen njerëz të paautorizuar që të bëjnë iniciatiava të tilla kështu që do duhet fillimisht të autorizohen nga bashkia e Tiranës, nëse ka një fushatë sensibilizimi e pastaj mund të hyjnë.

Kontrolli është shumë i rreptë në kopshte megjithatë prap mendoj që duhet me pyt ministrinë e Arismit se nuk besoj që fëmijët që s’dinë shkrim e këndim 2-3 vjeç kanë plotësuar formularë.

Nuk duhet me e ekzagjeru përtej normales. E kuptoj që ne kemi nevojë të jetojmë çdo ditë me nga një dramë. Por kur s’ka ndoshta nuk duhet me saju drama nga hiçi.”- tha Veliaj.

Kujtojmë se vetëm pak më herët Bashkia e Tiranës reagoi përmes një njoftimi për mediet, duke thënë se përdorimi i këtij formulari në kopshtet dhe çerdhet publike është i pavërtetë.