Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, Balluku: Kur të mbarojë, e gjithë Tirana do të përshkohet për 20 minuta


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se me përfundimin e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, i gjithë kryeqyteti do të mund të përshkruhet për 20 minuta.

“Kur të mbarojnë segmentet… kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, e gjithë Tirana do përshkohet në 20 minuta.”- tha Balluku.

Ajo madje u shpreh se me hapjen e segmentit të ri te Materniteti i Ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” tani përshkohet për vetëm 12 minuta.

“Për të shkuar sot nga Pallati me Shigjeta te Brryli duhen ekzaktësisht 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge që mund të shkoni dhe ta shikoni edhe ju, nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit dhe të rrimë në pritje, sepse çdo qytet i madh ka trafik por është detyrë e qeverisë të gjejë zgjidhje.

Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë ju përlqen apo jo ju. Sipas standardeve europiane dhe ligjeve në fuqi.”– u shpreh Balluku.