Vendosni fjalën kyçe....

Formulari me “Prindi 1” e “Prindi 2”, reagon Bashkia e Tiranës: Lajm i pavërtetë


Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me formularin që ka qarkulluar një ditë më parë në rrjet, ku fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvëndësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për

Përmes një njoftimi të shkurtër për mediet, Bashkia thotë se ky është një lajm i pavërtetë.

“Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është i pavërtetë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake neës. Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”- thuhet në reagimin e Bashkisë.

Ditën e djeshme pastori Akil Pano denoncoi shërndarjen e një formulari në kopshtet e Tiranës ku në vend të fjalëve ‘nëna’ e ‘babai’ ishte shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’.

Sipas pastorit kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe në shkelje të plotë të ligjit. Pastori shkruante se agjenda Gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri.

Ai u bënte thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular që sipas tij ishte fyes për shqiptarët.