Vendosni fjalën kyçe....

U dhunua nga grabitësit, biznesmeni në Nikël pëson hemorragji gjatë natës


Është përkeqësuar gjendja e biznesmenit nga Nikla, Namik Çangu, i cili u grabit dhe u torturua mbrëmjen e së shtunës nga disa persona të armatosur në banesën e tij.

Sipas “Balkanweb”, për shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore.

Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta ripyetur, por nuk ka qenë në gjendje të përgjigjej pasi gjatë natës mësohet të ketë pasur hemorragji. Mjekët e ndihmës së shpejtë kanë shkuar sot në banesën e tij ndërsa ai pritet të dërgohet me autoambulancë në spital, për kontrolle të mëtejshme. Familjarët kërkojnë që ai të bëjë një rezonancë të dytë, pasi e para nuk i ka kapur dëmtimet pasi është bërë shumë herët.

Ndërkohë nga analizimi i kamerave të sigurisë, rezulton se në ngjarje kanë qenë 4 persona të përfshirë. Lidhur me ngjarjen Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona me precedent penalë në zonë, të cilët po merren në pyetje.