Vendosni fjalën kyçe....

Ardian Çela: Deri më datë 1 Janar tarifa e energjisë nuk do të preket


Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka deklaruar se deri në datën 1 janar nuk do të ketë rritje të tarifës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, Çela sqaroi se në këtë datë do të paraqitet një propozim nga enti rregullator.

“Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë.

Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme.”– deklaroi Çela.

Administratori i OSHEE-së shtoi se ka ende shumë punë për të bërë në përmirësimin e rrjetit energjetik.