Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 2 të rinjtë në Elbasan, u kapën me 16 kg kanabis


Policia e Elbasanit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Shënkolli” ka sekuestrohen rreth 16 kg lëndë narkotike kanabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Nga ky operacion janë arrestuar 2 shtetas S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, banues në Elbasan, që ushtronin këtë veprimtarin kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në lagjen ‘Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“-njofton policia.