Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Trajtimi i qytetarëve në kufi çnjerëzor, të lejohen menjëherë të hyjnë në Shqipëri


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë bashkëqytetarët shqiptarë të bllokuar në kufirin me Greqinë që të futen në vend.

Kreu i selisë blu thekson se trajtimi i tyre është i pafalshëm e çnjerëzor pasi janë lënë në mëshirë të fatit.

Ai ka thënë se ata duhen transportuar e shoqëruar në konvalishencën e Durrësit e më pas të dërgohen në familjet e tyre.

“Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *