Vendosni fjalën kyçe....

Dalin në shitje biletat për derbin Tirana-Partizani


Ditën e hënë të 25 tetorit pritet të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, një ndeshje që po pritet me interes të madh nga tifozët.

Një javë para ndeshjes klubi i Tiranës ka lajmëruar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ta parë ndeshjen nga afër në stadium.

Sikurse bëhet me dije në postimin e bardhëebluve, çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 6 mijë lekë të reja.

“Dalin në shitje biletat për ndeshjen KF Tirana-FK Partizani e cila do të luhet të Hënën, 25/10/2021, ora 19:45 në stadiumin ‘Air Albania’. Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit ‘Selman Stërmasi’, prej orës 10:00-18:00 si edhe online në:

http://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do

Lutemi që përfitimi i biletave të bëhet në avancë për të shmangur rradhët dhe grumbullimet në pikat e shitjes, për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit.

Faleminderit!”- thuhet në njoftim.