Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sot në Dibër: Mbi dy të tretat e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit


Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në Peshkopi, në qytetin e radhës për t’u takuar me demokratët.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga “Foltorja e Dibrës”, se mbi dy të tretat e delegatëve të këtij qarku kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

“Kam ardhur sot këtu, me një kënaqësi të veçantë, për të falënderuar të gjithë demokratët dhe demokratet e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së që nga themelimi i saj deri më sot.

Unë dua gjithashtu të falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit, që kanë firmosur tashmë mbi dy të tretat vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD-në dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë e idealeve dhe parimeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit, e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores që meriton. 

Kuvendin e thirrur nga mijëra e mijëra delegatë të P-sëD e thërret më shumë se kushdo tjetër koha e cila kërkon nga ne, të ngrihemi, tu përgjigjemi sfidave të mëdha që kemi përpara, situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë do të thoshta tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë dhe shqiptarët ndërtoi në këto 8 vite, në vend të shtetit ligjor shtetin e drogës e të krimit, narkoshtetin e parë në Europë.

Ky regjim në këto 8 vite jo vetëm që nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës shqiptare, përkundrazi i çbëri një pjesë të madhe të tyre. I zhyti në varfëri e mjerim, ajo që quhet varfëria e tejskajshme është 3.6 herë më e madhe se sa ishte në vitin 2013.

Sot kafshata e bukës për këta qytetarë është 8.7 herë se në vendet anëtare të BE-së në një kohë kur konsumi i saj në Shqipëri është më i larti në Europë. Sot shqiptarët e paguajnë naftën të barabartë me qytetarët e Zvicrës që kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro në muaj, në krahasim me 400 Euro që është në Shqipëri. Pse kjo?! Sepse qeveria në vend që të mendojë për qytetarët, Edi Rama mendon për veten.

Edhe në vitin 2013 nafta nuk ishte e lirë në Shqipëri, por nëse në atë vit ishte dyfishi i çmimit të saj në bursë, sot është 3.2 herë më e lartë se çmimi saj në bursë. Kjo për shkak të qëndrimit klientelist të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Sot vjedhja monstruoze në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh. Qeveria detyrohet të dalë në treg [për të marrë 600 mijë euro borxh.”– deklaroi Berisha.