Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon takimet sekrete me Ramën: Pse ai nuk ishte i suprizuar për dekretin


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama nuk ishte i surprizuar nga vendimi i tij për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve, sepse ishte vënë në dijeni përmes disa takimeve sekrete, por ata që kanë mbetur të surprizuar kanë qenë pikërisht përfaqësuesit e opozitës.

Meta sqaroi se vendimi i tij nuk ishte i ndikuar nga opozita, të cilës i jep të drejtë për disa kauza.

“Përsa i takon nëse vendimi është influencuar nga Basha, Berisha, ja po e shtoj edhe nga Monika…Absolutisht. Madje dëgjova edhe një politikan me përvojë që thoshte se Presidenti e ka bërë këtë vendim për t’i shërbyer opozitës, kur vetë është në opozitë. Nëse kjo i shërben, i shërben pikërisht atij. Zoti Basha këtë vendim e ka marrë vesh vetëm në orën 7:10-15 të fillimit të mitingut, përmes një telefonate zyrtare dhe Basha nuk e ka ditur, e cila është e regjistruar përmes sekretarisë telefonike. Ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu në çdo moment që do të ketë manifestim dhune, edhe që do të bëhej publik vendimi për anulimin e zgjedhjeve për të çtensionuar manifestimin dhe që të përfundonte sa më shpejt. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës përkundrazi opozita ka çështje mjaft të drejta që i ngre dhe unë i kam përkrahur edhe nga pozita të drejta. Por opozita ka edhe tekat e saj në kushte të caktuara dhe unë nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e opozitës, por as kurrsesi për të toleruar që Shqipëria përveç datave mjaft problematike që ka me historinë e saj që nga 2 Prilli, 26 Maji apo më pas 28 Maji, 14 shtatori, 21 Janari të kishte edhe 30 Qershorin apo diçka e tillë më para. Në bazë të gjithë ta dhënave jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të dy palëve por për shkak të grupeve të interesave të caktuara jashtë dhe brenda vendit situata në 8 qershor mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit. Në bazë të gjithë ta dhënave jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të dy palëve por për shkak të grupeve të interesave të caktuara jashtë dhe brenda vendit situata në 8 qershor mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit dhe që faji të mbetet jetim. Vendimi u mor pas bisedave me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese këtu.

Kam qenë dhe pak sëmurë këtë javë me thënë të drejtën por sikur po bëhem pak më mirë. Dreka ime me Berishën nuk ishte sekret siç e patë, dhe unë pata shumë kënaqësi. Nga e dinte zoti Rama. Kemi patur një drekë sekrete. Kemi patur disa. Kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë se sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe për tejkalimin e saj dhe sigurisht i takonte atij si kryeministër të kërkonte një datë tjetër për zgjedhjet vendore. Që me datë 24 maj kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhjeje pas dakordësimit të palëve, për të gjetur zgjidhjen për një datë tjetër. Kjo nxitje e imja për diLog nuk ka funksionuar dhe dy tre ditë përpara se të merrej ky vendim, zoti Rama ka qenë në një emision televiziv dhe ka vënë në dijeni se pala e tij nuk e vë në diskutim 30 qershorin. Nuk e kam parë të arsyeshme të vizitoj kryeministrin Rama ato ditë. E vërteta është që kam bërë një përpjekje për të takuar zotin Ruçi si kryetar Kuvendi, por ai ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës kështu që kjo është arsyeja se pse zoti Rama nuk ka qenë i surprizuar pas këtij vendimi. Unë jam  suprizuar nga vendimi i tij.”, tha Meta.

Presidenti tha duke qeshur se nuk i kupton përpjekjet e maxhorancës për ta shkarkuar, duke kujtuar se para pak kohësh vetë ai ishte ofruar të dorëhiqej, por vetëm pas zgjidhjes së krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *