Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fitore cinike ndaj Romës, i mjafton një gol për tre pikët


Juventusi ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Romës.

Djemtë e drejtuar nga Allegri fituan 1-0 në Torino duke marrë tre pikë të rëndësishme për ngjitjen drejt vendeve të para të tabelës.

Me golin e shënuar nga Kean në minutën e 16 u mbyll sfida.

Ndërkohë Roma kishte shansin më të mirë për të barazuar sfidën në minutën 44 por Veretout humbi penalltinë.