Vendosni fjalën kyçe....

“Xi më pëlqen por pandemia Covid-19 i prishi të gjitha” – Trump


Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ndjenjat e tij ndaj homologut të tij kinez, Xi Jinping, janë përkeqësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se dyshja kishte shijuar marrëdhënie miqësore.

“Kami pasur marrëdhënie shumë të mira” – i tha Trump, Fox Sports Radio në një intervistë.

Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Presidentin Xi. Më pëlqen ai, por nuk ndjehem në të njëjtën mënyrë tani.” – shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se që nga shpërthimi Covid-19, të cilin Trump e quajti ‘Murtaja e Kinës’, nuk ka komunikuar me liderin e Kinës.

Tensionet SHBA-Kinë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë. Administrata e Trump ka fajësuar vazhdimisht Kinën për shpërthimin e saj, duke pretenduar se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

Ai sugjeroi që pasoja politike nga kriza e shëndetit ka qenë shumë më e keqe se lufta e tij e diskutueshme tregtare me Pekinin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *