Vendosni fjalën kyçe....

E quajti “mik”, Basha i përgjigjet Ramës: Armiku im që prej ditës së parë, thuaj langonjve të përmbahen nëse s’do të dëgjosh atë pjesë timen që e njeh


Pasi kryeministri Edi Rama e konsideroi mik, kryetari i PD-së Lulzim Basha është përgjigjur duke i thënë se ai është sjellë si armik që në ditën e tij të parë në politikë.

Gjatë fjalës së tij, Basha i kërkoi Ramës që të mos provokojë opozitën, nëse nuk do të dëgjojë atë pjesë të tij, që e njeh shumë mirë.  

“Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veç vetes. Ju them jo atë që ju thash por dhe më shumë nëse guxoni të vini në foltore e të na bëni moral ne, opozitës të ardhur këtu me dëshirën e shqiptarëve për ndryshim, ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve.

Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë se për ndryshe ky është kotec krimi dhe korrupsioni. Mos guxo, as ti as langonjtë e tu të provokojnë opozitën.

Mirmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, që prej ditës sime të parë në politikë, je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj, s’ke faj se sa herë më sheh të del para ora e rërës. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit.

Halli im janë shqiptarët, por halli yt është se të ka mbaruar kandili. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur prej shqiptarëve. Foltorja nuk është halli im, po i yti, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty.

Unë kam guximin të them se në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti pse nuk i arrestove ata 8 vjet? Apo sepse i ke ortakë, nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi t’i gradosh që t’i hedhësh kundër opozitës. Lojë e vjetër, mund ta kishe bërë 4 vite më parë se isha i ri dhe nuk t’i dija zakonet, por tani t’i di e gjithë bota. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë.”– tha Basha.

Pak më herët, gjatë fjalimit të tij në foltore, kryeministri i kërkoi Bashës që “të mos e prishë gojën”, duke iu referuar debatit të tij me Shalsin pasi e konsideronte mik.

“Kështu që ji në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes, ji në lartësinë e kostumit të mbërthyer me kujdes, në lartësinë e buzëqeshjes tënde mos e prish gojën si e prishe sot se tregon që je në hall shumë të madh e nuk arrin dot as ta menaxhosh hallin tënd.

Përgjithësisht je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon por të paktën jo me gojë të lutem, nuk mundet dot të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti.

Për mua një herë si njeri që të kam konsideruar e të konsideroj mik është fyese.”- tha Rama, i cili i bëri thirrje që të mos konkuronte me Berishën, duke e quajtur këtë të fundit “qenef i Shqipërisë”.