Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplaset me veturën në rrugën Elbasan-Librazhd, një viktimë e dy të lënduar


Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd.

Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me një mjet ‘Citroen’, në të cilin po udhëtonin tre persona.

Viktima është bashkëudhëtarja në mjetin e vogël, 54-vjeçarja F.G. ndërsa janë lënduar drejtuesi i mjetit E.M. e bashkëudhëtarja tjetër 37-vjeçarja G.M.

Njoftimi

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”