Vendosni fjalën kyçe....

“Akuza për spiunazh” – NATO do të zvogëlojë delegacionin rus duke dëbuar 8 diplomatë


Zyrtarët nga NATO thuhet se kanë vendosur të zvogëlojnë delegacionin e përhershëm rus që punon për të krijuar lidhje me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në selinë e tij në Bruksel, duke hequr kredencialet e tetë të dërguarve.

Redaktorja e sigurisë e “Sky News” Deborah Haynes shkruan se “NATO ka vendosur të përgjysmojë madhësinë e misionit të Rusisë në aleancë”.

Sipas Haynes, masa është marrë si “përgjigje ndaj aktiviteteve të dyshuara keqdashëse ruse, përfshirë vrasjet dhe spiunazhin”.

Haynes vazhdon të thotë se tetë diplomatëve rusë “që mendohet të jenë oficerë të padeklaruar të inteligjencës” do t’u thuhet të bëjnë gati valixhet, e madje edhe dy pozicione të tjera të zyrtarëve rusë do të anulohen.

 

Që nga postimi i Haynes, NATO ka konfirmuar për RIA Novosti se tetë diplomatë do të dërgohen në shtëpi, duke e zvogëluar delegacionin në dhjetë përfaqësues. Siç shkruan RT, zyrtarët shtojnë se blloku mbetet i hapur për një “dialog kuptimplotë” me Rusinë.