Vendosni fjalën kyçe....

Videoja virale, aligatori kanibal gëlltit pa të keq llojin e tij brenda pak sekondash (Video)


Pamjet e një aligatori të madh, kanibalist që ushqehet me një tjetër aligator të madh është bërë virale.

Në videon, e shpërndarë në Tëitter nga një përdorues i quajtur Taylor Soper, një aligator mund të shihet gjysmë i zhytur në një pellg, ndërsa bishti dhe këmbët e një tjetër aligatori duken në gojën e tij për pak çaste.

Brenda pak sekondash, ndërsa kanibali përtyp dhe gëlltit, vetëm njëra këmbë mund të shihet, para se të zhduket krejtësisht brenda zvarranikut me pamje të frikshme.

I postuar nën hashtagun lowcountrylivin’, klipi është parë më shumë se tre milionë herë që nga e premtja. Personi që e postoi atë tha se skena e tmerrshme ishte filmuar në oborrin e shtëpisë së prindërve të tij.

Duke folur për USA Today, ai tha se aligatorët ishin filmuar në Qarkun Horry, Karolinën e Jugut. Babai i tij ishte vetëm në shtëpi kur vuri re skenën që e shtyu të merrte aparatin e tij. Djali tha se nuk ishte hera e parë që familja e tij ishte dëshmitare e një aligatori më të madh që hante një më të vogël.