Vendosni fjalën kyçe....

Roboti kërcen në stadium në SHBA, ‘frikë’ në rrjetet sociale mbi aftësitë e tij (Video)


Qeni robot i Boston Dynamics, Spot u bashkua me një grup nxitësish tifozësh për një paraqitje në pjesën e parë në një ndeshjeje futbolli amerikan në fundjavë. Ndërkohë përdoruesit në rrjetet sociale shprehën shqetësimin e tyre mbi zhvillimin e shpejtë të robotikës së përparuar.

Në një video të shfaqjes, Spot-një robot 75,000 dollarshë që mund të ecë në zhavorr, bar dhe të ngjitet në shkallë dhe të mbajë deri në 14 kg pajisje, mund të shihet duke tundur pjesën e pasme të tij dhe duke kërcyer si Michael Jacksonnë një veprimtari në Universitetin e Misurit.

Megjithëse paraqitja mori qindra pëlqime, ndërsa disa përdorues të mediave sociale që e quanin robotin ‘të këndshëm’, të tjerët ishin më pak entuziastë duke e krahasuar atë me robotët në filmin Terminator.

Nuk është hera e parë që Spot ishte regjistruar duke kryer lëvizje vallëzimi – video të ngjashme të vallëzimit të robotëve të Boston Dynamics kanë emocionuar dhe tmerruar publikun në të njëjtën masë. Një trupë e tërë robotësh kërceu me këngën e BTS ‘IONIQ: I’m On It’ në qershor.