Vendosni fjalën kyçe....

Vihen barriera në Milot, tregtarët kërkojnë zgjidhje: Bashkia të ngrejë treg për ne, mbetemi pa bukë, jemi taksapagues


Dhjetëra tregtarë ambulantë në rrugën Milot-Rrëshen nuk do kenë me mundësi të shesin anash rrugës kombëtare. Kompania koncesionare ka vendosur barriera mbrojtëse për të parandaluar aksidentet duke bllokuar njëkohësisht edhe punën e e tyre.

Tregtarët nga ana e tyre kanë kërkuar zgjidhje nga autoritetet duke qenë se nuk kanë ku t’i tregtojnë prodhimet e tyre, shkruan Syri.

Ata kanë thënë se janë të pajisur e lehe për të shitur në afërsi të rrugës kombëtarë dhe u kanë bërë thirrje institucioneve që të gjejnë një zgjidhje duke qenë se janë taksapagues të rregullt dhe tregtia është i vetmi burim jetese për ta.