Vendosni fjalën kyçe....

2 helikopterët ‘Black Hawk’ mbërrijnë në Shqipëri, Ambasada e SHBA: Forcojnë aftësitë e forcave ajrore të vendit


Dy helikopterë ‘Black Hawk’, të cilësuar si më të mirët në botë kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme.

Lajmin e bën me dije ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook, ku theksohet se helikopterët e rinj të mbërritur nga SHBA do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.