Vendosni fjalën kyçe....

“Open Balkan projekt i Beogradit” – Deputetët e PD-së kërkojnë të debatohet në komision nisma e Ramës, Vuçiçit e Zaevit


Deputetët e PD-së kanë kërkuar që nisma ‘Open Balkan’ të diskutohet në Komisionin për Politikën e Jashtme. Deputeti demokrat Çollaku ka thënë se nisma në fjalë është projekt i Beogradit.

“Open Balkan është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosovës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë?!”, tha Çollaku.

Kryetarja e komisionit Kodheli u tha deputetëve të PD-së që të mbledhin firmat për të thirrur në komision ministren e Jashtme, Xhaçka.

“Mblidhni firmat dhe kërkoni ministrin në Komision për të diskutuar Open Balkan.” – tha Kodheli.

Ndërkohë ambasadori Zef Mazi e ka quajtur Open Balkan projektin më të madh politiko-ekonomik për Shqipërinë.