Vendosni fjalën kyçe....

EMA miraton dozën e tretë për vaksinat anti-covid


Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka miratuar dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19.

Sipas saj, vaksina Pfizer dhe Moderna mund t’u jepet njerëzve me sistem imunitar të dobët të paktën 28 ditë pas dozës së tyre të dytë.

Rekomandimi vjen pasi studimet treguan se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër COVID-19.

Edhe pse nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta se aftësia për të prodhuar antitrupa në këta pacientë të mbrojtur kundër COVID-19, pritet që doza shtesë të rrisë mbrojtjen të paktën në disa pacientë. EMA do të vazhdojë të monitorojë çdo të dhënë që del mbi efektivitetin e saj.