Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Durrës, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në Durrës, në vendin e njohur ndryshe si ‘Rrota Qerres’. 

Një makinë ka përplasur një motor sportiv. 

Drejtuesi i motorit është transferuar drejt spitalit të Durrësit pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe këmbë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.