Vendosni fjalën kyçe....

Digjet banesa pas shpërthimit të bombolës së gazit, humb jetë 65-vjeçari në Mirditë


Një person ka gjetu vdekjen në Mirditë pas shpërthimit të një bombole gazi brenda një banese.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reps rreth orës 13:40 të ditës së sotme ndëra viktima është identifikuar si 65-vjeçari Nikoll Prendi.

Njoftimi

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”