Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas mbledhjes së qeverisë: Kemi vendosur rritje page për Policinë, zjarrfikësit, Gardën, dhe administratën


Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave duke bërë me dije vendimet që janë marrë.

Ai njoftoi një rritje të pagave për punonjësit e Policisë, Gardën, Zjarrfikësit dhe Administratës Publike.

“Angazhimin tonë për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjëset e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset.

Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil. Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse.”– tha Rama.