Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbështet reciprocitetin e Kurtit: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendosjen e reciprocitetit nga ana e Prishtinës zyrtare për automjetet me targa serbe që hyjnë në Kosovë.

Basha është shprehur në mbështetje të vendimit të qeverisë Kurti dhe kritikon gjuhën e përdorur nga Beogradi duke e cilësuar si pjesë e të kaluar dhe që nuk zhbën dot atë që është arritur deri më tani.

Madje Basha ka kritikuar iniciativën e Novi Sadit mbi “mini-shengenin”.

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”-shkruan Basha,.