Vendosni fjalën kyçe....

Tirana shkarkon Egbonë nga stoli i klubit


Klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerit e saj Emmanuel Egbo.

Njoftimin për shkarkimin e ka bërë vetë klubi nëpërmjet rrjeteve sociale.

Vitin e kaluar Tirana me drejtimin e Egbo fitoi titullin kampion pas disa vitesh.

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.

Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.

Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të veçantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!”-thuhet në njoftim

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *