Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i CDU-së Laschet shpreson për koalicion, thotë se SPD nuk ka mandat për të udhëhequr vendin


Kreu i Unionit Kristian Demokratik (CDU) Armin Laschet ka pohuar se asnjë parti gjermane nuk mund t’i shikojë rezultatet e zgjedhjeve të Bundestagut si një mandat për të qeverisur, pasi Partia Social Demokratike (SPD) zuri vendin e parë me rezultat mjaft të ngushtë.

Gjatë një konference shtypi në të cilën ai deklaroi se aleanca CDU/CSU ishte e gatshme të formonte një koalicion ‘Xhamajka’ me të Gjelbrit dhe Partinë Demokratike të Lirë (FDP) që morën 14.8% dhe 11.5% respektivisht.

Laschet pohoi se SPD nuk mund të ‘nxjerrë një mandat qeveritar nga ky rezultat i zgjedhjeve’, pavarësisht se pranoi se partia kundërshtare kishte zënë vendin e parë me 25.7% të votave.

CDU/CSU, nga ana tjetër, mori rezultatin e saj më të keq në histori me 24.1%, duke humbur 50 vende në Bundestag ndërsa SPD fitoi 53.

Kreu i CDU shtoi më tej se një rezultat prej më pak se 30% të votave nuk mund të shihet se përfaqëson shumicën e gjermanëve.

“Tani jemi në fazën e përpjekjes për të formuar një qeveri të qëndrueshme për Gjermaninë.”

Para votimit të së dielës, kreu i FDP-së Christian Lindner foli në favor të koalicionit ‘Xhamajka’, ku ngjyrat e verdha, të zeza dhe jeshile simbolizojnë partinë e tij plus CDU/CSU dhe të Gjelbrit.