Vendosni fjalën kyçe....

Inter nuk fiton as përballë Shakhtar në Ligën e kampionëve, Ajaks fitore të pastër ndaj Beshiktash


Interi ka marrë vetëm një barazim 0-0 ndaj Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve duke humbur pikë të vlefshme për kualifikim.

Në dy ndeshje, Interi ka vetëm 1 pikë pasi humbi në sfidën e parë ndaj Real Madrid.

Në sfidën tjetër, Ajaks ka fituar 2-0 përballë Beshiktash.

Të dy golat për holandezët u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht Beghuis dhe më pas Haller tundën rrjetën për të siguruar fitoren e Ajaks.