Vendosni fjalën kyçe....

“Pyll pa derra s’ka” – Drejtori i “Shefqet Ndroqit” përgjigjet për akuzat ndaj bluzave të bardha te Covid 2


Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi, ka thënë se ‘pyll pa derra s’ka’ duke përdorur një shprehje të thënë më herët nga kryeministri Rama.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 dhe u përgjigj teksa u pyet lidhur me akuzat për ryshfet ndaj personelit mjekësor.

Sipas tij, nuk mund të nëpërkëmbet personeli mjekësor që shërben në atë që e quajt ‘Vaterlo’ e vuajtjeve e sakrificave.

“Jo më kot thashë, një infermier ka 5 pacientë, qëllon që 4 ose 3 janë brenda dhomës, 2 të tjerë në dhomën tjetër. 5 pacientë janë. Tjetra është puna në ekip. Infermieri ndihmon infermierin për raste kur i sëmuri është shumë rëndë. Kur kërkon angazhim më të madh. Unë kam qenë prapa derës, edhe jam emocionuar dhe jam ligështuar. Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi. Ai ishte çun 25-vjeç. Si ka mundësi i shajnë këto njerëz. Pyll pa derra s’ka, por s’mund të nëpërkëmbet ai personel shëndetësor, në atë spital. Aty ësthë Vaterlo e vuajtjeve dhe sakrificave.” – tha Kapisyzi.