Vendosni fjalën kyçe....

Ende pa përfunduar numërimi, Taulant Balla nxiton të urojë SPD-në për fitoren në Gjermani


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka nxituar të urojë kreun e SPD-së gjermane e kandidatin për kancelar Olaf Scholz në zgjedhjet e sotme.

Ndërsa numërimi nuk ka përfunduar ende dhe rezultatet bazohen në pjesën më të madhe mbi exit poll-et, Balla shkruan se gjermanët zgjodhën SPD-në e kandidatin e saj Scholz me pgoramin e tij për vendin si zgjedhjen e parë.

“Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.” – shkruan Balla në Facebook.

Deri tani nga sondazhet e mediave gjermane, CDU e SPD janë kokë më kokë me SPD-në që është lehtësisht përpara. Kreu i CDU-së ka thënë më herët se deri në fund të numërimit do jetë një natë e gjatë zgjedhore.