Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi dhe kanosi me thikë nipin e tij, arrestohet 59-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 59-vjeçar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas uniformave blu, 59-vjeçari me inicialet G. B., ka kanosur me thikë nipin e tij duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

“Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’ shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.”– njofton Policia.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 38-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur çantën një qytetari në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi S. M., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen ‘Pavarsia 3’, ka vjedhur çantën e shtetasit M. P,  në të cilën ndodheshin një shumë parash si dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”- përfundon njoftimi i Policisë.