Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton Çuçin: Hera e parë që në protesta përfshihen të miturit


 

Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Brendshëm, Çuçi, kryeministri Rama u ndal te protestat e ditëve të fundit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sipas kreut të qeverisë, është hera e parë që në historinë e vendit që në protesta përfshihen edhe të miturit.

Ai tha se agresioni ndaj policie është i frymëzuar, i nxitur dhe organizuar në mënyrë sistematike për shumë vite me radhë.

Ndërsa theksoi se qeveria do përpiqet të kuptojë se çfarë duhet të bëjë që mos përsëriten shfaqje të tilla.

“Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, organizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por për të kuptuar edhe përtej kësaj. Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata terroriste, me synime ekstreme, që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *