Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: S’kam takuar njeri të mos më ankohet se Basha e ka gënjyer, PD do kthehet më e fortë, e bashkuar, e hapur dhe demokratike


Ish-kryeministri Berisha e ka akuzuar kreun e PD-së Basha si gënjeshtar.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Vlorës, ai tha se në të gjitha shqetësimet që i ka përcjellë baza, ka vërejtur se nuk ka gjetur askënd që të mos i ketë thënë se Basha e ka gënjyer.

Ai theksoi se PD duhet t’u rikthehet vlerave, standardit e fjalës së dhënë.

“Çdo gjë negative që anëtarësia sillte tek unë me mesazhe apo në mënyrë tjetër, ia përcillja atij dhe mendimin tim. S’kam gjetur një njeriu deri më sot që të më thotë se s’më gënjeu. Unë kisha projekte të tjera për veten time, nuk kisha ndërmend të kthehesha. Por këto kohë nuk kam takuar një njeri të vetëm që më ka thënë, më gënjeu Basha aty, më gënjeu këtu. Kjo krijon konfuzion të madh në drejtim. Ne duhet t’i rikthehemi vlerave, standardit, fjala-fjalë. Ne besën kemi si komb. Duhet të rikthehemi te vlerat tona, vlerat njerëzore dhe si demokratë.” – tha Berisha.

Në fund të takimit Berisha është rrethuar nga qindra mbështetës të cilëve u premtoi se PD-ja do kthehet më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur se kurrë.

“Ndihem më i frymëzuar se kurrë. PD do të rikthehet më e bashkuar, më e fortë, më e hapur se kurrë. Më demokratike gjithashtu.” – premtoi Berisha.