
Një protestues tha se kryeministri Rama është i korruptuar ndërsa tha se qytetarët nuk do dorëzohen derisa ai të largohet.
Ai tha se kreu i qeverisë pi një shishe verë 33 mijë euro ndërkohë që nuk lek për pensionistët, për të pamundurit e invalidët.
“Vini re, vini re. Edi Rama e përzuri lirinë, por nuk e zhduku dot. Rinia është këtu. Unë jam një invalid pune. Për një kohë të gjatë kam takuar pacientë dhe i kam pyetur për të ardhurat e tyre. Një shishe verë e këtij bablokut është 33 mijë euro. Sot, bashkë me ju jam në këtë shesh, në mënyrë që Rama të japë dorëheqjen. Sot në këtë shesh bashkë me ju, do vazhdojmë. Sot kam fjalë zemre për këtë rini heroike, për këtë rini atdhetare dhe patriotike. Kam shumë fjalë për këtë rini që na i hapi sytë. Edi Rama, ky njeri i paskrupullt, ky njeri i korruptuar. Ai di vetëm rrugën e dinakërisë dhe pabesisë. Së bashku me Berishën, ndoqën rrugën e privatizimit”, tha ai.