
Prindërit dhe familjarët e të rinjve që protestojnë janë kërcënuar me shkarkim nga puna, tha një proptestues, duke paralajmëruar se nëse do ketë shkarkime, do ketë një reagim të fuqishëm nga qytetarët.
Ai tha gjithashtu se institucuionet po bashkërendohen për të goditur në grup qytetarët që protestojnë duke iu referuar akuzës së prokurorisë ndaj protestuesve.
“Kemi informacione se prindërit dhe familjarët e protestuesve po kërcënohen me shkarkim nga puna. Mos guxoni të prekni familjarët tanë, në të kundërt do ketë një reagim të fuqishëm.” – tha ai.