Vendosni fjalën kyçe....

Polumbarët nisin kërkimin për gjetjen e 10-vjeçarit që u mbyt dje në Mirditë


Polumbarët kanë nisur kërkimin për gjetjen e 10-vjeçarit S.L. i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Fan pranë fshatit Shturngaj të Mirditës.

Në vend kanë shkuar edhe policia e zjarrfikëset. Deri tani nga kërkimi nuk është gjetur asgjë ndërsa polumbarët po këqyrin të gjithë rrjedhën ku dyshohet të ketë lëvizur trupi i të miturit.

Ky i fundit u fut në ujin e lumit për të marrë topin që i kishte rënë aty po rrjedha e ujit e mori me vete.