Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e quan Bashën ish-kryetar i PD-së: Përgjegjës për disfatat e përsëritura të partisë


Ish-kryeministri Berisha e quajti Lulzim Bashën ish-kryetar të PD-së.

Përpara qindra mbështetësve të PD-së në foltoren e radhës në Vlorë, ai theksoi se Basha është përgjegjës për shndërrimin e PD-së në parti humbëse në katër zgjedhjet e fundit.

Ai tha Basha ka ekzekutuar politikisht bashkëpunëtorët e tij duke e dëmtuar atë.

“Vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur që nga koha e diktaturës. Rama me qeverisjen e tij ka kaluar çdo rekord të zi në rajon e Europë. Rama shënoi rekordet më të zeza në çdo drejtim, në ekonomi, siguri, arsim, shëndetësi.  Nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve dhe i ekzekuton bashkëpunëtorët një e nga një politikisht. Po të jesh burrë, u thua. Po edhe kjo nuk mund të bëhet. Kemi pasur një kryetar dege në Vlorë e Fier dhe pasi personat e kundërshtonin shkonin në votëbesim. Pas votëbesimit ata merrnin shumicën e votave dhe ecnim përpara duke u farkëtuar si parti e vlerave. Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. Kjo u shndërrua në faktor të disfatave të përsëritura tonave. Donte të krijonte liderin por lideri nuk krijohet nëse nuk hyn në mendjen dhe zemrat e njerëzve. Në 25 prill vetëm 19% e personave votuan për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha.” – tha Berisha.