Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku pneuomolog: Vaksina të mbron për një kohë të caktuar, do kërkohet dozë shtesë


Mjeku pneumolog Adrian Jorgjo është shprehur pro vaksinimit të qytetarëve në vend, teksa e ka quajtur një ogur jo të mirë shtimin e rasteve të reja me Covid-19.

I ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24, mjeku tha se qytetarët nuk duhet të kenë dilemë për sa i përket vaksinimit. Ai theksoi se për të gjitha vaksinat do kërkohet dozë shtesë.

“Do shumë kujdes, nuk është një ogur i mirë. Imagjinoni në ambiente të mbyllura. Ka plot raste. Janë shtuar rastet e rënda tek moshat e reja. Si në të gjithë botën ka të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Rastet e rënda dominojnë tek rastet e pavaksinuara. Jemi në mes të një pandemie. Covid nuk është shaka. Pranojmë që secili prej nesh ka pasur të afërm në mos veten që e kanë kaluar goxha rëndë. Po bëj një paralelizëm duke marrë gripin. Për gripin ne vaksinohemi çdo vit dhe kjo vaksinë mbron 4-5 muaj. Disa vende vaksinohen 2 herë në vit për gripin, një situatë që e njohim mirë. Duhet të jemi më të kujdesur për të folur për vaksinën e Covid dhe rezultatet e saj. Flasim për një fenomen. Unë mendoj që duhet vaksinimi. Sa afatgjatë mbron vaksina? Nuk ka vaksinë që mbron 100%. Vaksina të mbron në një afat të caktuar. Për të gjitha vaksinat do të kërkohet dozë shtesë.” – tha ai.