Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, plagoset rëndë një person në Lezhë


Një person është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë teksa ecte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pranë fshatin Gajush në rrugën Lezhë-Milot.

I plagosuri ende i paidentifikuar është dërguar në Spitalin e Lezhës ndërsa dtrejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush,  mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”