Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Divjakë, humbet jetën shoferi


Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit. Ngjarja ndodhi në fshatin Babunjë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Altiment Qose, 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.