Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i Ramës me Conten: Njohja e sigurimeve shoqërore të emigrantëve


Njohje të sigurimeve shoqërorë për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Kjo ka qenë kërkesa që kryeministri Edi Rama i ka bërë sot homologut të tij italian Giuseppe Conte.

Rama tha se bashkëpunimi në këtë drejtim mes dy vendeve është konfirmuar nga kryeministri Conte. “Do të vazhdojmë përpjekjet për mbylljen e marrëveshjes, e cila ka rëndësi për shqiptarët në Itali. Marrëveshja ka rëndësi për miqësinë mes popujve tanë. Ashtu sikundër meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian”-tha Rama gjatë konferencës për shtyp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *