Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon programin 5 muaj pasi fitoi zgjedhjet


Kryeministri Edi Rama publikon 5 muaj pas zgjedhjeve programin e forcës politike me të cilën fitoi mandatin e tretë.

“Programi Qeverisës” quhet programi i qeverisë Rama 3, për të cilin mund të klikosh Këtu. 

Në disa faqe, dizenjuar me stemën e republikës dhe ngjyrat kuq e zi, do të duhet të shihet më me kujdes se çfarë ka menduar Rama të bëjë gjatë mandatit të tretë duke qenë se gjatë fushatës asgjë nuk ishte e qartë.

Rimëkëmbja ekonomike, mirëqenie për të gjithë, modernizim për zhvillim, familja dhe Shqipëri e forte janë 5 shtylla sipas socialistëve për qeverisjen e vendit në këtë mandat të tretë.

Rama u dekretua nga presidenti Meta për qeverinë e re. Pritet që Rama dhe ministrat e tij të bëjnë betimin në Presidencë, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet.