Vendosni fjalën kyçe....

Noka ironi me Bashën pas përjashtimit të Berishës: Ku ta dija unë i gjori, se armiku ishim ne…


Deputeti i zgjedhur i PD-së, Flamur Noka, ka ironizuar zhvillimet e fundit në selinë blu.

Ai ka postuar disa vargje nga poeti Kiço Spiri që duken një mesazh për kreun e PD-së, Basha, pas vendimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Noka ishte ndër të parët që kritikoi vendimin e Bashës mbrëmjen kur ky i fundit u shfaq duke njoftuar përjashtimin e Berishës.

Po kështu Noka është shfaqur në krah të Berishës ditën e parë të parlamentit kur ish-kryeministri u betua.

“Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne…” – shkruan Noka në Facebook.