Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në katin e 10 të një pallati në Lezhë, lëndohet kryefamiljari në përpjekje për të shuar flakët


Një zjarr ka rënë në katin e 10 të një pallati në Lezhë

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një bombol gazi.

Në tentativë e sipër për të shuar flakët ka pësuar djegie kryefamiljari.

Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e parë, ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.