Vendosni fjalën kyçe....

Falsifikonin dokumente dhe strehonin emigrantë, arrestohen babë e bir në Lushnjë


Një bazë e falsifikimit të dokumenteve dhe strehimit të emigrantëve nga vendet e treta me qëllim kontrabandimin e tyre në një nga vendet e BE-së, kundrejt fitimit është zbuluar në Lushnjë bën me dije policia.

Babë e bir janë arrestuar nga operacioni “Passport” me akuzat se strehonin klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Evropian dhe i pajisnin me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Nga operacioni janë sekuestruar 5600 euro, para që përdoren në Bangladesh, 11 pasaporta, dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, 6 aparate celularë, 1 laptop, 1 automjet.

Në pranga ranë shtetasit G. H., 53 vjeç dhe Xh. H., 24 vjeç banues në Karbunarë, Lushnjë.

Këta shtetas, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, kishin marrë një banesë me qira, që shërbente si bazë për të strehuar klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Evropian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara.