Vendosni fjalën kyçe....

I kapet automatiku e 43 fishekë, arrestohet 37-vjeçari në Berat


Një 37-vjeçar është arrestuar në Berat pasi i është gjetur në banesë një armë zjarri pa leje.

Në pranga ka rënë Kleando Korçari, banues në lagjen Uznovë.

Pas kontrollit në banesë, atij i janë gjetur një armë zjarri automatik si dhe 42 fishekë.

Njoftimi

“Berat

Goditet brenda javës, rasti i dytë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Beratit. Vijojnë kontrollet nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri. Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që posedonte armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”